Një adoleshente australiane akuzohet se ka djegur një qendër dënimi për të rinj duke shkaktuar një dëm prej 1 milion dollarësh.
Ngjarja ndodhi të dielën në Australi. Zjarrfikësve iu deshën plot 40 minuta për të fikur zjarrin e madh që kishte përfshirë ndërtesën.
Në momentin që ka rënë zjarri, brenda qendrës ishte pesë persona, por të gjithë dolën jashtë të palënduar.
15-vjeçarja e arrestuar u dërgua në stacionin policor ku u akuzua për dëmtim dhe shkatërrim prone.
Asaj iu refuzua liria me kusht dhe do të dalë para Gjykatës për Fëmijët të hënën./tvklan.al