Lajmi se Adriana Matoshi do t’i nënshtrohej operacionit në tru, trishtoi të gjithë opinionin publik.
Ditën e sotme, Keith, i dashuri i saj njoftoi ndjekësit e tij se gjithçka ka rezultuar me sukses.


Pas dhënies së lajmit të mirë, ai ka reaguar sërish pas operacionit të vështirë që iu nënshtrua partnerja e tij.
Ai ka shprehur nëpërmjet disa videove, falenderimet për të gjithë ata që janë lutur për aktoren.
Futbollisti tha se tani ndihet shumë i lumtur pasi gjithçka shkoi shumë mirë.
Sjellim në vëmendje se Matoshi e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale lajmin se i ishte rikthyer tumori. Në fjalët e saj, Matoshi dha një mesazh për të gjithë, që të duan jetën dhe ta vlerësojnë atë./tvklan.al