Pas operacionit në tru që iu nënshtrua disa ditë më parë, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Sapo ka mbërritur, ajo është pritur me duartrokitje nga kolegët deputetë. Po ashtu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa i ka uruar mirëseardhjen Matoshit në seancë, i ka uruar shëndet.  

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vetë është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

Kujtojmë se më herët, përmes një postimi në “Facebook”, Matoshi është shprehur se e ka mbajtur premtimin që dha para se të hynte në sallë që do të arrinte ta mposhte edhe njëherë këtë sëmundje.

“Premtimin që iua dhashë, e majta. UNË, U KTHEVA. Ndër të tjera, ajo ka thënë se marshimi në sheshin e Prishtinës në mbështetje të saj ka qenë një surprizë dhe i ka dhënë forcë e kurajo në ditën që i është nënshtruar operacionit. Ecja/marshimi në sheshin e Prishtinës për mua ka qenë e papritur. Jo pse kam dyshuar në dashurinë e njerëzve të mi, por në temperatura aq të ulëta, i pashë të mbledhur shoqërinë, kolegë e qytetarë të cilët më dhanë forcën më të madhe ndërkohë që unë isha duke iu nënshtruar të gjitha analizave e kontrollave para operimit. Marshimet e tilla duhet të organizohet për t’ju dedikuar të gjithë atyre fëmijëve, grave e burrave që luftojnë e ne nuk e dimë çfarë po kalojnë. Më besoni, nuk ju njihni as dhimbjen, as stresin e as ngarkesën e kostos që ka mjekimi për këto sëmundje kaq të rënda. Mos prisni ditëlindje, Bajram, Vit të Ri, Krishtlindje e Pashkë që të duheni. Gëzojeni jetën edhe ditëve të përditshme. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gëzoni shëndetin”, shkruan mes të tjerash Matoshi. /tvklan.al