Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në mëngjes, në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në zonën e Kodrës së Diellit. Mësohet se SPAK ka nisur një hetim pasuror për kryetarin e Bashkisë.
Prokuroria e Posaçme informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. “Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, deklaron SPAK.
Ndërkohë, zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë njofton se Veliaj ndodhet sot në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.
Klan News