“Gruaja po bërtiste “ndihmë, ndihmë””. Këto kanë qenë fjalët e fundit të Enkeleida Danajt, 40-vjeçares e cila këtë të enjte u vra me thikë në Greqi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është bashkëshorti i saj, Eduard Danaj, 50 vjeç. Ky i fundit nuk është arrestuar ende.
Një grua, pronare e një biznesi pranë vendit të krimit, ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
“Në mëngjes erdha rreth orës 05:10, po pija kafenë dhe një klient erdhi dhe më tha “mbylle derën, mos hap sepse vranë një grua aty. Kam marrë policinë”. Vajza ishte duke bërtitur “ndihmë, ndihmë” dhe klienti telefonoi policinë”, tha ajo.
Danaj u vra në Menidi teksa po shkonte në punë. Ajo kishte një listë të gjatë denoncimesh ndaj ish-bashkëshortit për dhunë në familje. Ky i fundit do të duhet të dalë para gjykatës të premten pas kallëzimit të fundit që i ishte bërë javën e kaluar (Lexo më shumë). Megjithatë deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Danaj kishte dy fëmijë, të dy adoleshentë./tvklan.al