SPAK ka mohuar lajmet që po qarkullojnë se ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit për dy deputetë, një të Partisë Socialiste dhe një të Partisë Demokratike.
Prokuroria e Posaçme e konfirmoi këtë për emisionin “Opinion”. Po ashtu gazetari Blendi Fevziu lexoi nga studio edhe reagimin e Kuvendit që thotë që nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri më tani.
“Qarkullonte lajmi se SPAK-u ka dërguar kërkesën për heqjen e mandateve, pra po e quaj të imunitetit të dy deputetëve, një të PD-së dhe një të PS-së në parlamentin shqiptar. Stafi im është interesuar zyrtarisht, të paktën këtë më thonë tani. SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Lajmi që po qarkullon se në Kuvend është dërguar kërkesë për heqjen e imunitetit/mandatit të filanit dhe filanit është “fake news”. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani. Ky është konfirmimi zyrtar nga dy institucionet”, tha Blendi Fevziu në studio./tvklan.al