Thithja e ajrit të ndotur për një periudhë të gjatë kohore shton rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes.
Në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani rezultuan dy qytetet me ajrin më të ndotur në vitin 2023, pasi vlerat e grimcave të pm10 ishin përtej normave të lejuara.
“Ndotja mjedisor shkakton problematika që jane të lidhura ngushtë me frymëmarrjen. Pa bërë përjashtim dhe astmën e cila së fundmi ka marrë një rritje të numrit të rasteve, kjo nuk i dedikohet vetëm ndotjes po edhe ndryshimeve klimatike”, thotë Lindita Molla, shefe e departamentit të mjedisit dhe shëndetit në ISHP.
Sipas OBSH-së, nga ndotja e ajrit shkakton rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në vit.
Jo vetëm cilësia e keqe e ajrit, por edhe zhurmat mjedisore kanë ndikimin e tyre në shëndetin e popullatës.
“Shpesh e neglizhojmë, ekspozimi qoftë edhe në një moment të vetëm na jep stres, probleme të shendetit mendor, ul produktivitetin, sistemi kardiovaskular, ulje dhe humbje të dëgjimit”.
Ndotja akustike në Shqipëri është përtej normave të lejuara në 11 qytetet më të mëdha dhe shkak kryesor ashtu si tek cilësia e ajrit është trafiku rrugor.
Menaxhimi i mirë i tij si dhe një ndërgjegjësim më i madh për përdorimin e instrumenteve me zhurmë mund të ndikojnë në uljen e efekteve negative.
Tv Klan