Pas 5 vitesh Shqipëria përfshihet në epideminë e gripit.
Numri i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme ka arritur në 23 mijë në javë.
Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve respiratore prej vitit 2020 kur numri i të prekurve ishte 25 mijë raste në javë.
Sipas Institutit të Shëndetit, vendi ndodhet në një transmetueshmëri të lartë të infeksioneve respiratore, të gripit të tipit A dhe B si dhe Covid 19. Për këtë arsye ata rekomandojne kryerjen e vaksinën së gripit për të shmangur format e komplikacionet e rënda.
Tv Klan