Vendi ndodhet në pikun e gripit. Sipas epidemiologëve të Institutit të Shëndetit Publik, gripi agresiv që ka prekur shumicën e popullsisë vijon të dominojë në krahasim me virozat e tjera në qarkullim.

Artan Simaku: Jemi në kulmin e sezonit të gripit. Si çdo vit, fundi i muajit Janar dhe fillimi i muajit Shkurt regjistron edhe intesitetin më të lartë të grupit, por javën e fundit vërehet një trend në rënie i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Sipas projeksioneve dhe statistikave të ISHP-së, kurba e infeksioneve respiratore pritet tashmë të bjerë.

Artan Simaku: Edhe në javët në vijim parahsikohet një rënie graduale.

Megjithatë deri në stabilizimin e situatës, mjekët rekomandojnë që të shmanget prania në ambientet e mbyllura dhe përdorimi i antibiotikëve pa kriter për trajtimin e gripit.

Sipas tyre, me shfaqjen e shenjave të gripit tek grupmosha pediatrike dhe mosha e tretë, qytetarët duhet të kontaktojnë mjekët specialistë për të shmangur format e rënda.

Tv Klan