Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është 16-vjeçari A.H., i cili ndodhej pasagjer në automjetin që drejtohej nga 20-vjeçari E.K.

Adoleshenti humbi jetën rrugës për në spital. Ndërsa 20-vjeçari E.K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makina e këtij të fundit u përplas me një mjet tjetër të drejtuar nga O.M. 25 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/tvklan.al