Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas mbrëmjen e kësaj të marte.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy automjeteve, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Tvklan.al ka siguruar pamje nga vendngjarja, të cilat janë dërguar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo”.
Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar edhe radhë të gjata në qarkullimin e automjeteve. /tvklan.al