Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Polis Vila të Elbasanit. Sipas informacioneve të policisë makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët po transportohen në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.
“Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit,” njoftojnë blutë e Elbasanit./tvklan.al