44-vjeçari me iniciale F.P. është vënë në pranga në një lidhje me një aksident të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Tregan të Elbasanit.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin 56-vjeçar me iniciale F. K. dhe 1 mjet bujqësor të parkuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Në vijim të këtyre veprimeve, u vu në pranga, për moskallëzim të krimit 55-vjeçari me iniciale A. B., pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./tvklan.al