Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:05, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë, mjeti me drejtues një 43-vjeçar me iniciale E.R. përplasi këmbësoren 63-vjeçare F.M.

Si pasojë e dëmtimeve, këmbësorja humbi jetën në spital.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit si dhe po heton rrethanat e aksidentit.

/tvklan.al