Një kërcënim mund të ishte kthyer në një tragjedi në një familje në Maliq. 57-vjeçari kërcënon me thikë gruan dhe të birin e tij 16 vjeç.

Pas një konflikti për motive të dobëta, ai rrëmbeu thikën dhe u drejtua drejt gruas e të birit. Por, ndërhyrja e uniformave blu në kohën e duhur bëri të mundur parandalimin e këtij akti që mund të çonte në një tragjedi.

57-vjeçarit i janë vendosur menjëherë prangat, ndërkohë që gruaja dhe djali 16 vjeç janë pajisur me urdhër mbrojtje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe  veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njoftojnë uniformat blu./tvklan.al