Gjykata e Korçës ka dënuar 4 autorët e vrasjes së të riut Martin Çeço në 12 Qershor të vitit 2022 në fshatin Kolanec të Maliqit. Në total për ta është vendosur dënimi me 83 vite burgim, nga të cilat 20 vite do i vuajë Martina Pajollari.
E reja ishte në një lidhje me viktimën, por nga hetimet e prokurorisë rezultoi se ajo kishte nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, Çeço.
Gjithashtu e reja, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në një raport dashurie me të riun, ka patur gjithashtu lidhje me një nga kushërinjtë Mollaj, që u dënuan për krimin e rëndë të 3 viteve më parë.
Megjithatë pavarësisht këtyre dyshimeve, përpara gjykatës së Korçës, avokatët mbrojtës të të akuzuarve u shprehën se në asnjë moment nuk është vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e tyre.
Gjithashtu ata kundërshtuan ata kundërshtuan gjykatën kur thanë se për Valter dhe Edlir Mollajn nuk ka asnjë provë që i implikon në vrasje.
Martin Çeço u ekzekutua më 12 Qershor të 3 viteve më parë. Fillimisht i riu u mbyt me litar e më pas trupin e tij e hodhën në rezervuar, aty ku u gjet pa shenja jete nga policia.
Tv Klan