Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq. Sipas asaj që njofton policia njgjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Fshat Maliq.
Bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tvklan.al