Një person ka humbur jetën në një aksident pranë Tunelit të Skërficës në Sarandë.
Policia thotë se në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Bajkaj një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës tip “Benz”.
Për pasojë ai ka aksidentuar një këmbësor 72-vjeçar. Më pas është përplasur edhe me një makinë tjetër. Uniformat blu thonë se si pasojë e aksidentit, i moshuari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./tvklan.al