Pavarësisht se në qeli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon të reagojë në rrjetet sociale. Këtë të diel është ndalur të një tjetër “padrejtësi” siç e konsideron ai.
Veliaj thotë se akuzohet lidhur me faqen e Facebook-ut dhe Instagramit të tij, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori i trajton ato si skenë krimi.
“Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”, shkruan Veliaj.
Ndër të tjera ai sqaron se çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore dhe artistike të qytetit sa më shumë mundet për të informuar publikun.