Detaje të reja në lidhje me 3 efektivët e policisë të arrestuar si të akuzuar për përfshirje në trafik droge. Ndërkohë një tjetër është ende në kërkim nga blutë.
Efektivët sëbashku me 6 persona të tjerë, prej disa kohësh ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ata ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës dhe jo vetëm. Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, ku gjithashtu kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit.
Sipas gazetarit Bajraktaraj të arrestuar janë:
Shkëlzen Ruska, shef i Krimeve në Himarë
Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë
Elvis Dervishi, Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë
Kujtojmë se operacioni në fjalë u zhvillua të shtunën pasdite dhe mendohet se janë lëshuar 10 masa sigurie.
Hetimet për dosjen janë të bazuara në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni “Sky” edhe të hetuarit janë nën hetim për trafik narkotikësh, grup kriminal apo edhe ushtrim ndikimi të paligjshëm e shpërdorim detyre./tvklan.al