Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Laç pranë ”Kryqëzimit të Treshit”. Burime për Klan News bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 30 vjeçar.

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” me të cilin udhëtonte viktima ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me një “Ford” dhe më pas ka goditur një fuoristradë. Për pasojë, makina është përmbysur në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

/tvklan.al