Ky është momenti kur agjentët e antidrogës në kryeqytet arrestojnë një 25-vjeçar sapo del nga ambientet e postës. Rei Sako u arrestua për trafik droge me postë nga Tajlanda në Shqipëri. Ai u ndalua në momentin që mori porosinë.

Bëhet fjalë për dy kilogram kanabis me përqindje të lartë T.H.C, që ishte porositur në Tajlandë për të ardhur në vendin tonë. Në rast se lënda narkotike do të shitej në treg do të arrinte vlerën e 40 mijë Eurove. Zona ku lënda narkotike pritej të shitej është ish-blloku.

Lënda narkotike ishte fshehur në pakot dhe kutitë e ushqimeve.

Sipas burimeve të policisë dyshohet se i riu ka sjelle kanabis edhe herë të tjera. Ai punonte si postier privat ndërkohë që kishte porositur dhe drogën nga Tajlanda. Policia deklaron se po punon për gjetjen e bashkëpunëtoreve.

Gjatë operacionit të koduar Destinacioni 4, u sekuestruan shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme të hetimin. Kjo nuk është hera e parë që porositet lëndë narkotike nga Tajlanda, drejt Shqipërisë, ndërsa më herët ka patur tentativa edhe nga Amerika e Kanadaja.

Klan News