Zjarrfikësit: Flakët të nxitura nga sasia e madhe e karburantit. Mbërritëm për 9 minuta
Mediat bullgare ngrenë të tjera dyshime sa i përket aksidentit me 46 viktima në Bullgari. Mediat raportojnë se ka dyshime të forta se në autobus ka pasur karburant shtesë për shkak të çmimit më të ulët të karburantit në Bullgari. Sipas mediave bullgare, një litër karburant kushton rreth 50 cent më lirë se në Maqedoninë e Veriut dhe se dyshohet që tejmbushja e sarbatorëve shtesë bëhet nga shoqëritë e udhëtimit për të ulur kostot e transportit të turistëve. Ekspertët thonë se autobusi pas përplasjes me parmakët anësore të rrugës është djegur në thuajse 1 minutë dhe sipas tyre nuk ka asnjë mundësi që flakët të shpërndahen aq shpejt dhe të jenë të menjëhershme nëse nuk kanë pasur një shkaktar kryesor si lëndë djegëse nxitëse e cila mund të jetë nafta. Sipas zjarrfikëseve, ata nuk kanë mundur të bëjnë asnjë veprim për shpëtimin e jetëve të turistëve pasi edhe pse mbërritën për 9 minuta në vendngjarje nuk patën asnjë mundësi.
“Ne gјetëm nјë autobus të рërfѕhіrë рlotëѕіѕht nga flakët dhe nјerëzіt kіѕhіn vdekur prandaj nuk u futëm brenda, por shuam vetëm flakët”, tha nјë zjarrfikës рër mediat bullgare.
“Zjarrfikësi ka treguar se një copë gome autobusi ëѕhtë gјetur dіѕa metra para aksidentit. Mbetet për t’u parë nëse është e autobusit me turistë që tregon se fillimisht është përplasur dhe pastaj ka marrë flakë”, vijoi rrëfimin zjarrfikësi.
Ekspertët thonë se cilido qoftë shkaku i aksidentit, ata janë të bindur se shkak i tragjedisë së paprecedentë është prania me tepri e karburantit në autobus. Ata thonë se 46 viktimat vdiqën nga zjarri dhe jo nga përplasja e autobusit me bankinën.
Para aksidentit autobusi ka ndaluar në një pike karburanti për të pushuar. Sipas mediave bullgare autobusi ka hyre në Bullgari në orën 21:12 minuta të së hënës, ndërsa aksidenti ndodhi në 02:03 minuta të mëngjesit të së martës. Autobusit pas aksidentit nuk i janë hapur dyert për shkak të përplasjes me parmakët e autostradës, gjë e cila solli këtë numër të lartë viktimash.
Klan News