AMP ka vënë në pranga inspektorin e Policisë së Korçës pa J.R. dy më vonë pas një aksidenti që shkaktoi më 3 Mars në rrugën Hoçisht-Bilisht, ku ka mbetur i plagosur D.GJ dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Inspektori i policisë është larguar nga vendngjarja dhe për këtë arsye mbi të rëndojnë 3 vepra penale si “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al