Dhjetëra njerëz të armatosur me shkopinj dhe fishekzjarre i vunë flakën një tramvaji në Amsterdam.
Në qytet situata është e tensionuar që prej javës se kaluar kur tifozët izraelitë u dhunuan pas ndeshjes mes klubit të Ajaxit dhe Maçabi Tel Aviv.
Sipas mediave lokale, disa protestues brohorisnin “Palestina e lirë”. Dhjetëra të rinj të veshur me të zeza dëmtuan makina në pjesën perëndimore të vendit.
Policia holandeze njoftoi se kishte arrestuar pesë persona të tjerë për përfshirje në sulmet ndaj tifozëve izraelitë. Të dyshuarit janë të moshës 18 deri në 37 vjeç dhe që jetojnë në Holandë. Më herët pas dhunës së tifozëve u arrestuan 63 persona.
Kryeministri holandez Dick Schoof u zotua se Holanda do të përqendrojë të gjitha përpjekjet e saj për të vënë autorët e dhunës para drejtësisë. Kryetari i bashkisë ka ndaluar të gjitha demonstratat në qytet dhe ka shpallur disa pjesë të Amsterdamit si zona me rrezik ku policia mund të ndalojë dhe kontrollojë këdo.
Klan News