Rrugët e Amsterdamit u kthyen në arenë përleshjesh natën e së enjtes. Përplasjet kishin në qendër tifozët izraelitë të skuadrës Maccabi Tel Avviv që kishin ardhur në qytet për ndeshjen me Ajaksin, takim që kaloi pa probleme.
Por gjithçka doli jashtë kontrollit kur tifozët izraelitë u gjendën përballë me grupe mbështetësish pro-palestinezë. 5 persona përfunduan në spital ndërsa 30 të tjerë morën lëndime më të lehta. Forcat e policisë që ndërhynë për të qetësuar situatën kanë arrestuar mbi 60 persona.
Nuk është e qartë se kush i filloi përplasjet e dhunshme. Zyrtarët e ekipit izarelit thanë se tifozët e tyre u zunë në pritë. Kryebashkiakja e Amsterdamit shprehu keqardhje për incidentet ndërsa kryeministri i vendit tha se ishte i turpëruar për atë që kishte ndodhur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi dërgimin e dy avionëve për të evakuuar tifozët nga Amsterdami ndërsa e krahasoi sulmin me masakrën e nazistëve ndaj hebrenjve të 9 dhe 10 nëntorit 1938 në Gjermani.
Tv Klan