Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar ndaj akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha për një aferë korruptive në Kaskadën e Drinit.
Gjiknuri thotë se Humbja e zgjedhjeve të pjesshme lokale nga Partia Demokratike në Dibër e ka lënë me pasoja dhe të irrituar shpifësin dixhital.
Akuzat e ngritura nga ish-Kryeministri Berisha, Gjiknuri i quan një valë të re shpifjesh në ditën kur u kurorëzua produkti i një bashkëpunimi të ngushtë e për t’u marrë shembull mes qeverisë dhe investitorit privat “Statkraft”, që i dha zgjidhje problematikave të lëna jetime në kontratën fillestare koncesionare.
Ministri Gjiknuri thotë se Kontrata për Depozitimin e Energjisë në Kushtet e Prurjeve të Mëdha, nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe Shoqërisë EFT, të cilës i referohet Berisha, nuk i jep të drejta Shoqërisë EFT për të realizuar menaxhimin e Kaskadës së Drinit.
Tv Klan