Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 Shkurt 2025

Arrestohet me urdhër të Spak Safet Bajri. SPAK: Planifikoi e kreu vrasjen e Fatbardh Licit

U arrestua sot me vendim të gjykatës së posaçme Safet Bajri, një emër i njohur për drejtësinë. Pas ndalimit nga policia në banesën e tij në Shkodër, u transferua në Tiranë. SPAK e akuzon Bajrin se kreu ne bashkëpunim vrasjen për motive hakmarrjeje Fatbardh Licin, ngjarje e ndodhur në 2018-ën.

Rama: Tiranën e ngrita nga varri. Kur e kishin të tjerët nuk punonte as sahati në qendër

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte ai dhe Partia Socialiste që transformuan Tiranën duke e bërë një qytet europian që pret miliona turistë. Rama tha se kur kryeqyteti drejtohej nga demokratët, nuk punonte as sahati.

Dumani: Hetim për krimet zgjedhore pa ndikim politik. Strategjia u kërkua nga OSBE-ODIHR dhe kuvendi

Kreu i SPAK, Altin Dumani shprehet se Task Forca e ngritur për hetimin e krimeve zgjedhore do të hetojë në përputhje me ligjin dhe e pandikuar politikisht. Ai tha se kjo strategji u kërkua në raportet e OSBE-ODIHR-it dhe nga vetë Kuvendi.

Berisha: Nuk besoj se Spak e ka seriozisht luftën ndaj krimit elektoral. Kallëzim për takimin e Ramës

Por Sali Berisha thotë se nuk ka besim se SPAK do të luftojë seriozisht krimet elektorale në procesin e 11 majit. Ai paralajmëroi një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për takimin që Rama mbajti me punonjësit e bashkisë.

Tuneli i Murrizit hapet me 14 mars. Rama: S’ka më sy të keq qe na bën gjë

Do të hapet më 14 mars tuneli i Murrizit, një nga pjesët më të rëndësishme të rrugës së Arbrit. Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë as syri i keq nuk i bën dot gjë. Punimet e fundit në terren u ndoqën nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.  

Trump kundër përfshirjes së Zelensky në bisedime me Rusinë: Ukranina nuk ka kartat e lojës

Presidenti amerikan Donald Tramp del kunder përfshirjes së Zelenksit ne bisedime me Rusinë për dhënien fund të luftës. Sipas Tramp Ukraina nuk i ka kartat e lojës ndaj dhe prania e presidentit ukrainas eshte e panevojshme.