Zayn Malik ka mohuar akuzat se ka goditur Yolanda Hadid, mamanë e Gigi Hadid. Këngëtari ka bërë një postim në Twitter ku kërkonte privatësi dhe uronte shërim të shpejtë për këdo të përfshirë.
Gigi gjithashtu ka kërkuar për privatësi për veten dhe për vajzën e saj në një postim tjetër.
Këngëtari ka thënë për TMZ “unë mohoj me vendosmëri akuzat e goditjes së Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime mohoj të jap më shumë detaje dhe uroj që Yolanda do t’i rikonsiderojë akuzat e saj të rreme dhe t’i rregullojë këto probleme familjare privatisht”.
“Unë kam rënë dakord më parë të mos kundërshtoj pretendimet që lindin nga një argument që pata me një familjar të partneres sime”.
Gjithçka ka nisur kur mamaja e modeles ka shkuar në shtëpinë e çiftit për të marrë gjërat e vajzës së saj kur ajo nuk ishte dhe sipas Yolanda, këngëtari e ka goditur.
Në deklaratën e saj për ngjarjen Gigi tha se është e fokusuar tek më e mira për vajzën e saj, Khai./tvklan.al