Dy motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid, do të dhurojnë 1 milion Dollarë për të mbështetur kërkesën e Palestinës për ndihmë.
Paratë që do të dhurohen do të ndahen në mënyrë të barabartë mes katër organizatave humanitare që në fokus kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve të prekura nga konflikti në Gaza, kështu ka rrëfyer për BBC, një zëdhënës i Bella Hadid.
Organizatat mbështesin ndihmën humanitare duke përfshirë programet ushqimore dhe mjekësore, shërbime psikologjike në mes të luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
Motrat Hadid, babai i të cilave është nga Palestina, nuk kanë kursyer mbështetjen publike ndaj Palestinës që në Tetor atëherë kur nisi konflikti, madje as në eventet kryesore siç më i fundit në Kanës ku u shfaqen më veshje që prezantonin kulturën palestineze.
Tv Klan