Engjejt e Victoria’s Secret u rikthyen. Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid, Tyra Banks, Adriana Lima Kate Moss e të tjerë mahnitën publikun në shfaqjen e Victoria’s Secret 2024 në New York City.

Pas gjashtë vitesh, shtëpia e modës vjen me një shfaqje më të madhe, gjithëpërfshirëse dhe të drejtuar nga gratë.

Ylli i pasarelës Gigi Hadid udhëhoqi e para sfilatën. E veshur me rozë me krahë engjëlli po në ngjyrën rozë, Gigi Hadid dukej si spektakolare në skenë.

Adriana Lima pas një pauze të gjatë u rikthye më e bukur se kurrë teksa doli në skenë e veshur me të zeza me krahë prej fluture që i valviteshin në pasarele. Supermodelja 50-vjeçare Kate Moss doli për herë të parë me një fustan të tejdukshëm dhe krahë klasikë engjëlli, teksa shoqërohej nga vajza e saj Lila.

Një nga pikat kryesore të eventit ishte Valentina Sampaio dhe Alex Konsani, modelet e para transgjinore të Victoria’s Secret.

Artistet Cher, këngëtarja e grupit të vajzave ‘Blackpink’s’ Lisa dhe këngëtarja nga Afrika e Jugut Tyla u ngjitën në skenë për të kënduar live disa nga hitet e tyre më të mëdha.

Klan News