Njëjtë si fjalët e kësaj këngë të njohur të Alban Skenderajt edhe koncerti i tij i radhës më i madhi i karrierës së tij prej dy dekadash do të mbajë emrin “Motiv”.

Po punohet në stadiumin Air Albania i cili  të enjtën mbrëma do të presë 25000 mijë spektatorë për të parë, dëgjuar këngët më të njohura të repertorit të artistit të mirënjohur.

Edhe pse është i rezervuar për të treguar shumë nga surprizat dhe momentet e veçanta që do të ketë më 6 Qershor, pranon që në skenë do të ketë momentin e tij me bashkëpunëtoren por edhe gruan e tij të jetës Miriam Cani.

Ai dhe skudara e tij premton që publiku do të behët njësh me të, dhe do të shijojnë një koncert për nga përmasat dhe realizimi europian.

Tv Klan