Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën e sotme që të japë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale.
Parashikohet që ai të shkojë në godinën e prokurorisë në orën 09:30.
Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, por nuk dihet më shumë, raportojnë mediat në Kosovë.
Kurti u thirr nga prokuroria speciale më 11 Dhjetor. Ky zhvillim shkaktoi reagime të menjëhershme brenda qeverisë.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryezi, i cili bëri publike këtë thirrje, e cilësoi këtë si një lëvizje me prapavijë politike.
“Tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, tha ai./tvklan.al