Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, do të vazhdojë karrierën në Çeki. Futbollisti dardan, ka firmosur këtë të hënë me skuadrën e Spartës së Pragës.
Klubi çek pagoi 5 milionë euro në arkat e rumunëve të Rapidit, për të marrë shërbimet e Rrahmanit.
23-vjeçari u transferua në Rumani një vit më parë nga Ballkani dhe në vetëm një sezon, ia doli të mahnisë me paraqitjet e tij. Në 28 ndeshje të zhvilluara në sezonin e fundit, Rrahmani shënoi 18 gola dhe asistoi gjashtë herë.
Te Sparta e Pragës, ai do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi. Çekët duket se janë të dashuruar me shqiptarët dhe për këtë arsye kanë zgjedhur t’i shtojnë në ekip, në çdo merkato. /tvklan.al