Gazetari Alfred Lela, mendon se finalja e Europianit, duhet të ishte mes Gjermanisë dhe Anglisë.
Sipas tij, Spanja ka treguar paraqitje shumë të mira, por në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe nuk përjashtohen surprizat.
“Rezultati varet nga ajo që ndodh në fushë. Ajo që mund të thuhet, pavarësisht performancës së Spanjës, që ka qenë më e mirë, 90 minuta janë ato. Futbolli ka dëshmuar më shumë se njëherë se përmbysen gjërat dhe mund të ndodhë çfarëdo.
Angli-Spanjë është një ndeshje për tu parë. Unë nuk i ndahem kësaj idesë, finalja duhet të ishte Gjermani-Angli. Unë me këtë qëllim kam ardhur, që të nxjerr inatin.”, deklaroi Lela. /tvklan.al