Me fillimin e edicionit special për zgjedhjet e 3 Korrikut që do të certifikojnë forcën politike që do të drejtojë Shqipërinë , drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu ka zgjedhur të realizojë intervistën e parë me Presidentin Alfred Moisiu.

Intervista është fokusuar në fushatën zgjedhore. Moisiu u shpreh se këto zgjedhje duhet të na shkëpusin nga tranzicioni i gjatë që ka mbërthyer vendin.

“Unë e kam thënë edhe para publikut shqiptar që këto zgjedhje duhet të na shkëpusin nga ky tranzicion kaq i gjatë, stëmundues dhe me shumë probleme”, tha Moisiu./tvklan.al