Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në një status në Facebook, Ali Ahmeti shkruan se BDI do të jetë përherë partner i Edi Ramës për të bashkëpunuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Përgëzime të sinqerta dhe vëllazërore për fitoren e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. I dashur Edi, ashtu si edhe deri sot, tek unë, por edhe tek BDI do të gjesh partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE. Urime edhe për pjesëmarrësit tjerë në procesin e mbarë zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare”, shkruan kreu i BDI Ali Ahmeti. /

tvklan.al