Dy Kuvende pritet të zhvillojë Partia Demokratike. I pari më 11 Dhjetor i thirrur nga mbështetësit e Sali Berishës dhe i dyti më 18 Dhjetor i thirrur nga Lulzim Basha.
Por ku do të shkojë Tomor Alizoti? Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.
“Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./tvklan.al