Alket Rizai, shqiptari i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet greke ka befasuar sërish. Prej kohësh ai ishte në kërkim për vrasje dhe për arratisjet nga burgu, por duket se vijonte jetën në liri dhe i pa shqetësuar nga policia.
Arrestim i tij u bë rastësisht gjatë një kontrolli rutinë. Efektivët e polisisë rrugore ndaluan një makinë luksoze me xhama të zinj për kontroll dhe nuk iu besonin syve se kush ishte pasagjer.
Brenda BMW të zezë që tërhoqi vëmendjen e policisë ishte shqiptari Alket Rizai. Edhe pse duhet të ishte në burgun e Domoku-t, Rizai lëvizte me makinë luksoze të blinduar dhe me xhama të zinj.
Por shqiptari në makinë ishte në shoqërinë e një prej këngëtari më të famshëm të jetës së natës në Athinë. Në makinë me Rizain, ishte dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Edhe 36-vjeçari ishte në kërkim për vrasje dhe krime të tjera, por që prej kohësh vijonte të jetonte në arrati./tvklan.al