Policia greke ka publikuar fotografinë e një 58-vjeçari shqiptar të akuzuar për përdhunimin e një fëmije në zonën e Pireut.
Ai është Adrian Zeqo i lindur në Shqipëri. 58-vjeçari është arrestuar më datë 14 Dhjetor nga policia greke, pas denoncimit se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Policia greke bëri të ditur se publikoi foton e shqiptarit me qëllim për të mësuar nëse 58-vjeçari ka abuzuar seksualisht me persona të tjerë apo është përfshirë në krime të tjera të kësaj natyre.
Autoritetet garantuan anonimat për këdo që mund të ketë qenë viktimë e abuzimit nga Adrian Zeqo. /tvklan.al