Në një njoftim të bërë publik ditëne sotme në Facebook,Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të saj.

Në këtë postim thuhet se të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Sakaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

“Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”. /tvklan.al