Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i shoqëruar nga ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ai i OSBE Bernd Borchard.

Ky takim mbahet vetëm disa orë nga takimi me dy negociatorët Fleckenstein dhe Mcallister, të cilët mbërrijnë sot në Tiranë për të diskutuar për zgjidhjen e ngërccit politik.  Takimi po zhvillohet te Kryesia e Kuvendit.

Një ditë më parë ambasadori Donald Lu, zhvilloi një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha./tvklan.al