Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë në një postim në Twitter se është i shqetësuar lidhur me zhdukjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët u aksidentuan të shtunën.

Dy zyrtarë policorë, teksa po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

“Në emër të Ambsadaës amerikanë në Prishtinë, dua të shpreh shqetësimin tonë dhe simpatinë për Policinë e Kosovës dhe familajrët e policëve, derisa kërkimet vazhdojnë për policët e zhdukur. Ne mbështesim Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në përpjekjet e tyre për të gjetur antarët e Policisë”

, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Kërkimet për policët e zhdukur po vazhdojnë nga autoritetet e Kosovës. Po ashtu, njësitet e kërkimit po vazhdojnë operacionet për të dytën ditë me radhë edhe në Maqedoni, pasi dyshohet se rrjedha e ujit mund të ketë bartur trupat e policëve në territorin e Maqedonisë. /

REL