Meta: U tregoi gishtin protestuesve, vuri në diskutim dekretin
Gishti i ngritur për qytetarët që po protestonin afro 1 muaj më parë por dhe komenti që i bëri dekretit të Ilir Metës me të cilin u anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit, i ka kushtuar kreut të prezencës së OSBE në Tiranë shpalljen “non grata” nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Në këtë letër që televizinoi Klan e disponon dhe mban datën e 18 Nëntorit, Presidenti njofton zyrën e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, vetë ambasadorin Borchardt si dhe Ministrinë e Jashtme Shqiptare se për këto dy arsye ka vendosur të mos e mirëpresë në institucionin e Presidencës.
Dhe vendimin i Metës i ka dhënë efektet po gjatë kësaj të hëne. Pasi në takimin që Presidenti zhvilloi me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli, ambasadori Borchard nuk ishte i pranishëm.
Ndryshe nga ky takim, ambasadori Borchardt ishte pjesë e delegacionit të OSBE–së që u takuan me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.
Ky është rasti i parë që një ambasador i huaj shpallet “non grata” nga një institucion i vendit tonë dhe rasti i parë që Presidenca e Republikës së Shqipërisë ndërmerr një akt të tillë ekstrem ndaj një diplomati të huaj.
Tv Klan