Progres dhe probleme, është ky vlerësimi qe ambasadori gjerman, Bernd Borchardt u bën zgjedhjeve ne Shqipëri bazuar dhe ne raportin përfundimtar te vëzhguesve te OSBE-ODIHR. 

Borchard sjell ne vëmendje atë pjese te raportit ku flitet mbi procesin e numërimit te votave apo dhe rregullave te zhvillimit te fushatës elektorale.

Bernd Borchardt: “Raporti ka treguar progresin e bërë, por edhe problemet e mbetura pa zgjidhje. Ka treguar që Shqipëria ende nuk i ka përmbushur të gjitha standardet. Me raportin përfundimtar të ODHIR-it procesi zgjedhor në Shqipëri dhe vlerësimi i tij quhet i përfunduar. Tani është e rëndësishme të shihet përpara dhe të zgjidhen problemet e përmendura në raportin e ODHIR-it në lidhje me ligjin mbi zgjedhjet dhe organizimin e tyre, që sikurse e ka formuluar edhe ODHIR-i, kanë zbehur progresin”.

Por ambasadori gjerman sugjeron një zgjidhje ne kuvend te problematikes qe lidhet me zgjedhjet.

Borchardt u kujton partive politike qe krahas ndryshimeve ne ligjin e zgjedhjeve nevojitet shumice e cilësuar edhe për reformën ne drejtësi.

Bernd Borchardt: “Ne së bashku me partnerët tanë të Bashkimit Evropian u kemi rekomanduar partive politike në Shqipëri një dialog politik konstruktiv. Vetëm kështu mund të zgjidhen problemet e identifikuara nga ODHIR. Për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve nevojitet shumica e cilësuar në parlament. Kjo vlen edhe për fusha të tjera të rëndësishme, në të cilat Bashkimi Evropian pret reforma të mëtejshme nga Shqipëria si për shembull reformat në drejtësi”.

Përfundimi i zgjedhjeve dhe publikimi i raportit te OSBE-ODHIR sjell një tjetër zhvillim te rëndësishëm, atë te shqyrtimit te aplikimit te Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Bernd Borchardt: “Pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një çështje e rëndësishme strategjike për të dy vendet tona. Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE. Ne do të diskutojmë tani raportin e ODHIR-it me partnerët tanë dhe do të marrim vendimin përkatës në lidhje me aplikimin për anëtarësim”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi