Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do t’i dorëzojë Kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Europian 2024.
Takimi mes tyre do të bëhet në ambientet e Kryeministrisë.
Më pas, Rama dhe Gonzato do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 11:00.
Në progres-raport ndër të tjera është vlerësuar procesi i integrimit dhe vullneti për të përmbyllur gjithë reformat që kërkohen për anëtarësimin në harkun e 3 viteve të ardhshme. Por Komisioni Europian ka bërë kritika për qëndrimin në vendnumëro në disa hallka të tjera në të 4 pushtetet e analizuara.
Në arritjet në luftën kundër korrupsionit, meritat i jepen Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ndërkohë që perceptimi për këtë fenomen vazhdon të mbetet i lartë tek publiku. /tvklan.al