Kjo gjuhë e përdorur nga lideri i Vetëvendosjes për analistët në Prishtinë është jo maturi politike. Diçka e tillë sipas tyre do ta shoqërojë Albin Kurtin edhe gjatë negociatave për koalicion paszgjedhor.
“Edhe pse nuk është që tregoi maturi duke u nisur nga ajo që e patë pas procesit zgjedhor që ishte një fjalor i agravuar ofendues dhe përjashtues që ka qenë në traditën e qeverisjes së derimëtani dhe që nuk i duhet Kosovës për faktin e shumë arsyeve. Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri përfshirëse”, tha Albinot Maloku.
Vlerësojnë figurën e Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër i PDK.
“Partia Demokratike e Kosovës ka pasur kandidatin më të mirë dhe më normal për të udhëhequr vendin. Kjo ka qenë një gjetje jashtëzakonisht e mirë e Partisë Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës provoi gjithsesi maksimumin e saj, mirëpo defektet janë përcjellëse në kuptimin e shumë efekteve anësore që i dhanë këtë pozicion që mund të konsiderohet rritje, por jo sa ishte pritur”, tha analisti Maloku.
Sipas njohësve politik qytetarët me votën e tyre të dielën dëshmuan se përkrahën opozitën për të mbrojtur demokracinë në vend.
Klan News