Përparimi i rrufeshëm nga rebelët në të gjithë Sirinë pritet të shkaktojë kolaps. Për analistët është një kërcënim ekzistencial.
“Ne po shohim një moment të ngjashëm me atë që kemi parë në 2011, ku në thelb vendasit, ish-grupe të armatosura, të rinj në të gjithë vendin që marrin armët dhe luftojnë kundër regjimit. Prandaj, kur flasim për atë që po ndodh në terren, mendoj se ka shumë entuziazëm rreth asaj që do të ndodhë më pas. Por unë mendoj se do ta shohim këtë luftë të shtrirë gjatë javëve të ardhshme”.
Në të kaluarën, al-Assad ka patur mbështetjen ruse dhe iraniane por me Rusinë të shpërqendruar në Ukrainë dhe Iranin me Hezbollahun të dobësuar nga pushtimi i Izraelit në Liban, Al-Assad është gjithnjë e më i izoluar.
“Regjimi e gjen veten të izoluar, veçanërisht sepse nga njëra anë, Rusia është e bllokuar në Ukrainë. Ne kemi parë aktivitetin e forcave ajrore ruse, natyrisht, në të gjithë Sirinë. Por nga ana tjetër edhe Irani është i paaftë të reagojë realisht në mënyrë efektive për të mbrojtur regjimin”.
Ekspertët nga ana tjetër thonë se edhe SHBA-ja ka interesa strategjike shumë të ngushta në Siri, kryesisht “kundër-terrorizmit, parandalimin e rrjedhës së refugjatëve dhe parandalimin e aktiviteteve iraniane që shkojnë më tej se Siria në Jordani”.
Klan News