Lindur dhe rritur në Damask, por shqiptarët që jetojnë atje ende ruajnë gjuhën dhe traditën shqipe. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, 2 shqiptarët që jetojnë në Siri kanë treguar me detaje rreth jetesës së tyre në Damask.

Blendi Fevziu: A ke lindur këtu në Damask?

Muhamed Juni: Po.

Blendi Fevziu: Nga je me origjinë?

Muhamed Juni: Prej Kosovës, qyteti Ferizaj. Babai dhe gjyshi kanë ardhur në Damask. Unë kam lindur në Damask.

Muhamed Beshir Arnaut: Unë jam nga Shkodra, babai ka ardhur këtu. Babai ka lindur në Shkodër.

Blendi Fevziu: Në cilin vit keni ardhur këtu?

Muhamed Beshir Arnaut: Këtu kemi ardhur para 100 vjetësh. Jetojmë në Siri. Unë kam lindur në Damask. Shqiptarët këtu janë më shumë prej Kosovës, ne jemi nga Shkodra. Edhe nusja ime është shqiptare, edhe ajo prej Shkodre. Edhe ajo ka lindur në Damask.

Muhamed Juni: Edhe gruaja ime është shqiptare nga Kosova, në Pejë. Ka lindur këtu.

/tvklan.al