Policia: 5 mijë Euro për informacionet që çojnë në kapjen e tij
31-vjeçari, Andrea Bregasi që shihni në këtë foto, sipas Policisë është autori i të shtënave me armë të enjten në Don Bosko në drejtim të një makine. Për kapjen e tij, policia ka vënë 5 mijë Euro shpërblim për qytetarët që do japin informacione të vlefshme.
31-vjeçari u kap edhe nga kamerat e sigurisë në momentin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtonte Rudolf Zefi, teksa pasagjer ishin dy vëllezërit e tij. Ndërkohë, këto pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë përpara ngjarjes, ku shfaqet autori i dyshuar duke pirë cigare.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:45 të mëngjesit, ku fatmirësisht Rudolf Zefi shpëtoi pa lëndime. Ishte vetë 42-vjeçari, që denoncoi rastin në polici, ndërsa përpara hetuesve deklaroi se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka konflikte me askënd.
Pavarësisht kësaj dëshmie, policia e Tiranës po kryen verifikime për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të 42-vjeçarit. Ky i fundit rezulton person pa precedent të mëparshëm penal.
Tv Klan